Diplomë në Psikologji
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Psikologji.
“Mirë se erdhët në hapësirën, ku mirëqenia juaj psikologjike ka rëndësi, dëgjohet dhe kuptohet.”
Jam e trajnuar në Cognitive Behavioral Therapy (CBT, Terapia e Njohjes dhe e Sjelljes) dhe Schema Therapy (Terapia e Skemave), qasje këto psikoterapeutike, si dhe kam ndjekur një sërë trajnimesh dhe programesh të tjera profesionale në fushën e shëndetit mendor.
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Psikologji.
Specializim i thelluar në vlerësimin dhe trajtimin e vështirësive psikologjike.
E regjistruar pranë Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë dhe e licencuar për ushtrimin e profesionit, me numër licence 962.
Përvojë 11-vjeçare në ushtrimin e profesionit të psikologes në praktikën private klinike.
Që prej vitit 2023 ushtroj profesionin edhe në sistemin shëndetësor publik.
Mbështetje psikologjike për të rriturit, çiftet dhe prindërit, me qasje të bazuara në evidencë.
Ofrimi i mbështetjes psikologjike në distancë, duke mundësuar akses më fleksibël në shërbimet psikologjike.
Rezervo onlineKontaktoni përmes telefonit 069 41 67 215 ose email-it anxhelina.kano@yahoo.com.
Kuptojmë vështirësitë, shqetësimet dhe arsyet që ju kanë sjellë në terapi.
Përcaktojmë së bashku çfarë dëshironi të ndryshoni ose përmirësoni.
Përdorim teknika nga CBT dhe Schema Therapy për të kuptuar dhe ndryshuar mendimet, emocionet dhe modelet e sjelljes.
Ndjekim ndryshimet dhe përshtatim procesin sipas nevojave tuaja.
Besimi juaj është një përgjegjësi profesionale që e trajtoj me seriozitet, respekt dhe përkushtim.
Konfidencialiteti përbën një nga parimet themelore të praktikës sime profesionale dhe një element thelbësor në ndërtimin e marrëdhënies psikologe–klient, e cila bazohet në besim, respekt dhe siguri.
Çdo informacion personal, emocional apo profesional i ndarë gjatë konsultimeve trajtohet me kujdes, duke respektuar të drejtën e çdo individi për privatësi dhe dinjitet.
Në punën me fëmijët dhe adoleshentët, konfidencialiteti respektohet duke marrë parasysh moshën, interesin më të lartë të fëmijës, të drejtat e tij dhe përgjegjësitë ligjore e profesionale.
Nëse nuk e gjeni përgjigjen që kërkoni, më kontaktoni drejtpërdrejt.
Rezervoni një konsultë ballë për ballë ose online. Pas kontaktit, përcaktojmë së bashku orarin dhe formatin që ju përshtatet.